Klubi i futbollit "Tërnoci" kampion i transferimeve të lojtarëve
Drejtori i klubit futbollistik " Tërnoci" , Enis Salihu gjatë një bisede për Titulli.com tha se po tregohen suksese në punën e tyre dhe janë arritur transferime të lojtarëve në klube të ndryshme në Serbi, Maqedoni dhe Zvicër.“Është një rezultat i mirë i punës në klub si dhe angazhimit të lojtarëve interesimi i klubeve rajonale si dhe atyre regjionale për transfer të lojtarëve”, theksoi Salihu.
Ai u shpreh se lojtarët i takojnë grupmoshave të ndryshme dhe kanë treguar sukses shumë të mirë në andaj edhe kanë zgjuar interesin e klubeve të tjera, shkruan Titulli.com.
Këta janë lojtarët të cilët janë transferuar në klube tjera janë:
Faton Xhemaili “Radnik”, Surdulicë
Nasuf Ibrahimi “Radnik”, Surdulicë
Admir Ibrahimi “Radnik”, Surdulicë
Kadrush Fetahu “Radnik”, Surdulicë
Arianit Ramadani “Radnik”, Surdulicë
Altin Limani “Radnik, Surdulicë
Herolind Beqiri “Radnik”, Surdulicë
Riza Haliti “Wintetur”, Zvicër
Arlind Fejzullahu “Drita”, Gjilan
Harun Halimi “Rabotnicki”, Shkup
Dominant Ramadani “Milano” Kumanovë